TIRANË- Në një muaj, makina inteligjente ka vendosur 10 mijë gjoba, që vënë në dukje se drejtuesit e automjeteve për fat të keq, në një pjesë të konsiderueshme nuk i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, e që bëhen shkak për aksidente rrugore. Ka qenë zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari që ka bërë të ditur shifrat në studion e Report Tv, teksa vuri theksin në të mirat që sjellë kjo makinë inteligjente.
“Në 1 muaj, 10 mijë gjoba nga makinat inteligjente, nuk do kemi më bezdisje telefonata orë e parë orë, për ndërhyrje, ata duhet të mendohen mirë që i kërkohen dikujt për paligjshmëri”, tha Lamallari.


















