Lara Colturi synon një vend mes 30 më të mirave në Botërorin e skive, Elvis Toçi tregon afrimin e ri: Problem dëmtimi, në Shqipëri borën ta kthejmë në parẚ dhe jo fatkeqësi

10 Nëntor 2023, 20:34

Kupa e Botës në Ski do marrë jetë nesër në Finlandë, aty ku do zhvillohen dy garat e para. Shqipëria përfaqësohet nga 16-vjeçarja Lara Colturi që është kampione në moshën e saj në disiplinën e sllalomit gjigant dhe i ka dhënë pikët e para Shqipërisë në botën e skive muaj më parë.