Lavdëroi Parkun Divjakë-Karavasta në një intervistë, drejtori pushohet nga puna pse s’kishte marrë leje

9 Mars 2023, 21:52

Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi u pushua nga puna pas një interviste për Zërin e Amerikës lidhur me turizmin natyror në Shqipëri. Agjencia e Zonave të Mbrojtura, përmend si shkak të pushimit nga puna mos-marrjen e lejes tek eprorët për intervistën.