Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit ne Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.
Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 52 vite burg nga 57 që kërkoi Prokuroria vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Apelit.
Rekursi në Gjykatën e Lartë u bë nga avokatët mbrojtës të cilët kërkuan pafajësi. Pasi kërkesa u mor në shqyrtim, Gjykata e Lartë ka vendosur ta rikthejë osjen për rigjykim, por këtë herë në Gjykatën e Posaçme. Burime i thanë Report Tv se Gjykata e Lartë mund ta ketë kthyer çështjen për rigjykim për shkelje procedurale, por ende nuk është zbardhur i plotë arsyetimi i gjykatës.