Lehtësohen masat anti-COVID, epidemiologu: Vaksinimi i rëndësishëm, në qarkullim nënvarainte të reja që transmetohen më shpejt! Grupmosha 18-40 vjeç neglizhon vaksinën

26 Prill 2022, 17:48

TIRANË- Ndonëse Komitet Teknik i Ekspertëve vendosi sot lehtësimin e masave anti-COVID, epidemiologët e vënë theksin tek rëndësia e madhe që ka vaksinimi, si e vetmja mënyrë për të luftuar pandmeinë. Epidemiologu në ISHP, Artan Simaku shpjegoi në Report Tv se qytetarët duhet të vaksinohen pasi në vjeshtë dhe dimër do të përballemi me rritjen e infeksioneve me koronavirus. Por, në vendet e tjera po qarkullon edhe Varianti BA1 dhe BA2, ku Simaku shprehet se ka një transmetueshmëri tepër të lartë dhe prek personat e pavaksinuar.

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, epidemiologu thekson se edhe përse jemi duke pritur stinën e verës, qytetarët duhet të vaksinohen pasi do kemi një fluks me turistë ç’ka do të rrisë kontaktet dhe rrezikohet përhapja e infeksionit. Ai thekson se grupmoshat 18-40 vjeç janë me neglizhonte sa i përket vaksinimit