Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohen 8 efektivë në 48 orë! Arrestohet edhe studenti i Akademisë për trafik klandestinësh

13 Tetor 2023, 16:42

Mosveprimi ndaj kultivimit të kanabisit dhe implikimi në veprime të paligjshme u bë shkak për procedimin e 8 efektivëve të policisë gjatë 48 orëve të fundit. Pesë efektiva në Pukë dhe tre në Vlorë akuzohen se nuk kryen kontrolle në zonat ku u gjetën bimë narkotike ndërsa një student i Akademisë së Sigurisë u arrestua për trafik të paligjshëm të klandestinëve.