Lejuan ndërtim pa leje në Ksamil dhe Sarandë, Prokuroria kërkon arrestimin e dy punonjësve të IKMT-së dhe katër ish-punonjësve të IVMT

17 Tetor 2023, 13:44

Gjashtë inspektorë të ndërtimit janë vënë në pranga për shpërdorim detyre me kërkesë të prokurorisë së Sarandës. Nga hetimet ka rezultuar se inspektorët kanë lejuar ndërtimin e 16 objekteve pa leje në zonën bregdetare të Ksamilit dhe Sarandës.