Lejuan shfrytëzimin e gurëve dekorativë në malin e Tomorrit, arrest shtëpie për kreun Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Beratit e 2 të tjerë

23 Mars 2025, 13:40 | Përditesimi: 23 Mars 2025, 13:40

“Arrest në shtëpi” caktoi Gjykata e Beratit për kreun e ADZM dhe 2 të tjerë, dhe detyrim paraqitje për një polic për shpërdorim detyre pasi lejuan nxjerrjen e gurëve dekorativ në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit. Masat u firmosën pas një aksioni të nëntorit 2024 ku u arrestuan 3 persona dhe 5 administratorë subjektesh u shpallën në kërkim

r.k./Shqiptarja.com