Lejuan t'i vidhnin shtetit 1.2 mln € (por u kaluan vetëm 400 mijë €), në pranga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave! Arrestohen përmbaruesi dhe drejtori juridik (SKEMA)

11 Janar 2023, 18:05 | Përditesimi i fundit: 2023-01-11 20:05:46

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Së bashku me Gjokutajn, në pranga kanë rënë edhe  përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave', Fatmir Hoxhaj.