Lëvizin vetëm efektivët, ‘blindohet’ bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’! Forca të shumta sigurie për mbarëvajtjen e samitit

6 Dhjetor 2022, 08:56

Masat e sigurisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë ndër më striktet. Një numër i madh i forcave të policisë ka blinduar të gjithë sheshin për të bërë të mundur mbarëvajtjen e samitit të përbashkët që do të mbahet në Tiranë mes liderve të Bashkimit Europian dhe liderve të Ballkanit Perëndimor.

Përqendrimi më i lartë i forcave të sigurisë është në hyrje të bulevardit. Në këto kushte, duket pothuajse e pamundur që të zhvillohet protesta e njoftuar nga kreu i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha i cili ka njoftuar një tubim paqësor gjatë kohës që zhvillohet samiti.