Lëvizja e Salianjit, deputetja Koti në Report Tv: Të bëjë çmos për bashkimin e PD-së! Demalia: Po përdoret nga Berisha

13 Janar 2023, 18:45

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka nisur një lëvizje për shkarkimin e kreut të Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt e deri më tani ka mbledhur 14 firma. Për këtë lëvizje, Salianji ka mbështetjen e plotë nga grupi i Sali Berishës, ndërsa deputetja Sorina Koti tha në Report Tv se Salianji ka të drejtën e tij morale për të kandidat dhe sipas saj është e rëndësishme që të bëjë çmos për bashkimin.