Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

18 Shkurt 2023, 13:45

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri në makinë. 42-vjeçari është ndaluar në rrugën e ‘Kavajës’, ndërsa në makinë ishte edhe një 40-vjeçar, i cili është vënën nën hetim pasi nuk ka kallëzuar për armën që mbante shoferi.