Lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 33-vjeçari! Vihen nën hetim dy pasagjerët

1 Gusht 2022, 15:01

Një 33-vjeçar i identifikuar si V.H., është arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ pasi lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë. Arrestimi i tij u bë në Tiranë, në rrugën “Myslym Keta”. Gjithashtu, u vunë nën hetim në gjendje të lirë, dy pasagjerët e identifikuar si I. R., 41 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç.