Lezha e gjitha në terr prej mbrëmjes së djeshme, mijëra banorë pa energji elektrike në mes të dimrit!

31 Janar 2025, 08:43 | Përditesimi: 31 Janar 2025, 08:43

E gjitha zona e Lezhës në ‘blackout’. Mijëra banorë pa energji elektrike që mbrëmjen e djeshme, në orën 23:00. Një situatë e tillë ka zënë të papërgatitur familjarë, biznese dhe institucione. OSHEE kishte lajmëruar rikthim të energjisë në orën 05:00, por për shkak të punimeve në nënstacionin elektrik, ende nuk ka përfunduar lidhja e transformatorëve të rinj

I.M/Shqiptarja.com