Lezha e rrezikuar nga përmbytjet! Prefekti: Parashikohet dimër i vështirë, të jemi në gatishmëri

26 Tetor 2023, 11:14

Teksa reshjet e shiut kanë nisur duke krijuar dhe problematika një ditë më parë, referuar parashikimeve Qarku i Lezhës pritet të përballet me një dimër të vështire. Paralajmërimi ka ardhur nga Prefekti Gjergj Prendi, gjatë takimit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në rang qarku.