Lezhë-Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në fshatin Dajç të Lezhës.
Arben Gazulli është gjetur thuajse i dekompozuar dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë disa kohë më parë, por nuk është konstatuar, raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Elvis Hila.
Trupi është dërguar në morgun e Tiranës ku do t’i nënshtrohet mjekesisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes