Lezhë/ Aksident në aksin Kune-Shëngjin, përplasen dy motorë! 1 i plagosur, transportohet në spital

9 Mars 2025, 15:37 | Përditesimi: 9 Mars 2025, 15:37

LEZHË – Dy motorë janë përplasur në aksin Kune-Shëngjin këtë të dielë.

Si pasojë e përplasjes njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në rrugët që përshkojnë Lezhën, brenda pak orëve.

I.M/Shqiptarja.com