Lezhë/ Blinin kanabis në sasi dhe e shisnin në doza, një në pranga, një tjetër në kërkim! Sekuestrohen 34 kg lëndë narkotike (EMRAT)

17 Prill 2025, 12:12 | Përditesimi: 17 Prill 2025, 12:12

Lezhë- Policia e Lezhës ka sekuestruar 34 kilogram kanabis në vijim të operacionit për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Në pranga ka rënë David Ndoj, ndërsa në kërkim është shpallur Mir Ndoj.

Sekuestrohe lënda narkotike e paketuar për shitje në sasi dhe e grirë, e gatshme për shitje në doza, 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike dhe 2 automjete.

I.M/Shqiptarja.com