Prindërit me fëmijë të sëmurë në krah qendrojnë në radhë për të vizituar të vegjlit e tyre. Kjo është panorama e trishtë në Urgjencën Pediatrike të Lezhës këtë mesjanari.
Rënia e temperaturave ka sjellë fluks të prekurish nga virozat dhe gripi, duke veshtiresuar marrjen e shërbimit. Godina e spitalit rajonal të Lezhës është në rikonstruksion, ndaj përkohësisht të gjitha shërbimet janë zhvendosur në ambientet e ish-maternitetit. Mjekët po punojnë në kushte të vështira, me mbigarkese dhe pa logjistiken e nevojshme.
Mbi 100 fëmijë u paraqiten per vizita në harkun e 24 orëve te fundit, kryesisht me temperaturë të lartë, të vjella, dhimbje koke e trupore. Prindërit ankohen për orët e gjata të pritjes në radhë.