Lezhë / I moshuari rrëshket në një pus në Balldren, humb jetën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje nxjerrin trupin e pajetë

16 Qershor 2025, 15:35 | Përditesimi: 16 Qershor 2025, 15:35

Një 73-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në një pus në fshatin Balldren të Lezhës, ku trupi i tij u nxor nga forcat zjarrfikëse dhe policia. Ngjarja u raportua nga familjarët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

r.k./Shqiptarja.com