Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari

24 Maj, 15:20 | Përditesimi: 24 Maj, 15:20

Një 28- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Në pranga është vënë Kristjan Hasani, të cilit Gjykata Themelore e Prizrenit, më datë 12.05.2025, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

E.H/Shqiptarja.com