Lezhë/ Makina përplas këmbësoren te vijat e bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore

11 Maj, 17:11 | Përditesimi: 11 Maj, 17:11

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në në lagjen “Gurra”, në Lezhë.

Një këmbësore është përplasur nga një makinë teksa po kalonte te vijat e bardha.

E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

r.k./Shqiptarja.com