Lezhë/ Merr flakë magazina, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë, vetëm dëme materiale

8 Tetor 2024, 13:22 | Përditesimi: 8 Tetor 2024, 13:22

Një magazinë u shkrumbua nga flakët e zjarrit mesditen e sotme në fshatin Kakarriq të Lezhës.

Magazina e cila shërbente si bazë ushqimore për bagwtitë u dogj e gjitha, ndërsa forcat zjarrëfikëse mbërriten menjëherë në vendin e ngjarjes për të parandaluar përhapjen e metejshme të zjarrit tek zonat e banuara.

Si pasojë e djegies së magazinës nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

r.k./Shqiptarja.com