Lezhë- Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës (9 Shkurt) në fshatin Shënkoll, ku një konflikt mes dy personave u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe dëshmive të mbledhura rezulton se i dyshuari Danjel Nikolli, 32-vjeç, banues në Shënkoll, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T., dhe më pas ka nxjerrë armën pistoletë që e mbante më vete dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 33-vjeçarit.
Asnjë nga dy plumbat nuk e prekën shënjestrën. Konflikti mes dy të rinjve ka lindur pas një loje bixhozi, në një lokal në fshatin Shënkoll, ndërsa falë reagimit në kohë blutë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit.