Lezhë/ Tentoi të kalonte autostradën, makina përplas për vdekje këmbësoren

23 Shtator 2022, 08:12

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Mamurras-Milot. Dyshohet se një grua ka tentuar të kalojë autostradën ndërsa një automjet e ka përplasur për vdekje.