Lezhë/ Vijon të jetë në arrati, Gjykata dënon me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola! U gjet fajtor për 'Kultivim të bimëve narkotike'

15 Janar, 11:59

LEZHË - Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njësisë Adminitrative Ungrej, Gëzim Kola.

Ai u gjet fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati.

Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonën malore të Ungrejt.