Lezhë/ Zjarr në katin e dhjetë të një pallati në lagjen 'Skënderbeg'! Banorët në panik

30 Janar 2025, 22:24 | Përditesimi: 30 Janar 2025, 22:55

Një zjarr ka përfshirë katin e fundit të një pallati 10-katësh në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët. Flakët kanë përfshirë një apartament, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të vënë situatën nën kontroll, raporton gazetari Elvis Hila.

r.k./Shqiptarja.com