Ligjet/ Braçe prezanton projektligjin: Të falen gjobat e ndërtimeve pa leje në fshat, ato të pandemisë e të Ujësjellës-Kanalizimeve në zonat rurale

17 Dhjetor 2024, 13:10 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 16:09

Komisioni i Ligjeve kishte sot në rend dite prezantimin e projektligjit për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në zonat rurale. Prezantimi u bë nga deputeti socialist Erjon Braçe, i mbështetut edhe nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Braçe shpjegon pse duhen votuar këto 3 elementë, propozon falje edhe për ndërtimet individuale për strehim në qytete

    I.M/Shqiptarja.com