Puna te Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetja e PD, Dhurata Çupi kërkoi arsyen përse nuk kanë punuar prej datës 13 prill duke thënë se duhet të mos përfshihej në zgjedhjet vendore se është pushtet i pavarur.
Në përgjigje të saj për kalendarin e ngjeshur, Klotilda Bushka i tha se mbledhjet bëhen sipas vendimit të konferencës së kryetarëve dhe ka pasur proces të përgatitjes së akteve e të raportit gjatë kësaj periudhe që nuk janë mbledhur.


















