Ligji i ri i bletarisë, bletërritësi për Report Tv: E mbështesim, por kostoja për matrikullimin e produkteve të mjaltit është e papërballueshme

26 Shkurt 2023, 16:58

Një ligj i ri për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, por Fredinand Muskaj nga Fieri i cili tre parqe me mbi 500 koshere bletësh në Dhërmi, Seman dhe Pojan rrëfen disa prej shqetësimeve për ta. Ai thotë se matrikullimi i produkteve e nënprodukteve të bletës sipas standardeve të tregut europian kërkon investim dhe kjo është e papërballueshme.