Ligji për filtrat në rrjete sociale, gjobë deri në 30,000€ e deri në dy vite burg për rastet e rënda (11 prill 2023)

11 Prill 2023, 20:29

Rrjetet sociale janë një mënyrë për të na lidhur me njëri-tjetrin po aq sa një pasqyrë për të shpalosur veten në mënyrën më të mirë. Dikush ka një profil që e përdor për kënaqësi dikush pak më shumë për anën profesionale. Në secilin rast duam të pasqyrojmë më të mirën edhe kur kjo e fundit nuk është realiteti që na perfaqëson. Filtrat na ndihmojmë të shohim veten në mënyrën që duam dhe dëshirojmë të dukemi,por a janë realiteti ynë? Në një bisedë në ‘Esencë’ blogerja Xhina Hodo,fotografi Sonny K Elson dhe ish-volejbollistja dhe moderatorja Silvana Bushati ndanë eksperiencat e tyre. Gjithashtu në një lidhje skype me mrnaxheren e rrjeteve sociale Vanesa Koka. Një ligj i ri në Francë së fundi detyron ‘influencuesit’ të sinjalizojnë kur përdorin filtra në fotot e videot e tyre.