Ligji për statusin e ushtarakut, Vengu: Në 4-vjeçarin e ardhshëm do të rrisim pagat sipas standardeve të NATO-s

25 Mars, 15:33

Shpërblime, përfitime shëndetësore dhe një trajtim dinjitoz parashikohet në projektligjin për statusin e ushtarakut, i ndryshuar për herë të fundit para 16 vitesh. Në takimin e Ministrit të Mbrojtjes me përfaqësues nga shoqatat e ish-ushtarakëve u diskutua edhe për krijimin e shtëpive të oficerëve në 12 qarqet e vendit.