Ligji për vreshtarinë, zv.ministri Civici: I japim vlerë produktit tonë, prodhuesit e verës do e deklarojnë në etikë nëse kanë përzierë rrushin e importit me atë shqiptar

27 Dhjetor 2022, 12:03 | Përditesimi i fundit: 2022-12-27 15:47:05

Ministria e Bujqësisë me ligjin e miratuar sëfundmi për vreshtarinë synon që të mos favorizohet më produkti i importit, por t’i jepet vlerë prodhimit shqiptar. Në një intervistë për Report Tv, zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici shpjegon çfarë parashikon ligji, duke theksuar atë që është më e rëndësishmja, të mos lejohet më që gjatë prodhimit të verës të përzihet rrushi shqiptar me atë të importit.