Lihen në burg 3 libianët dhe siriani, tentuan të fusnin kontrabandë 2275 ton naftë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri

16 Shtator 2022, 09:46 | Përditesimi i fundit: 2022-09-16 14:57:46

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 libianët Zuhair Alkwaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir dhe sirianin Badr Teezini. Ata tentuan të fusnin kontrabandë 2275 ton naftë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri.