Lihet në burg Orges Xhelili, avokati: Kanë debatuar, policët e bashkisë kanë tentuar ta fusin me forcë në furgon

15 Nëntor 2022, 11:34

Avokati i Orges Xhelilit i cili plagosi kryetarin e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshin, u shpreh për mediat se ai është dhunuar nga policia bashkiake.

‘Orgest Xhelili është dhunuar nga policia bashkiake. Xhelili 2 javë më parë e denoncoi për veprime arbitrare. Kryetari i Bashkisë po hetohet nga SPAK për veprime arbitrare. Xhelili dhe Kokoneshi debatuan, policia bashkiake e mori me forcë për ta futur në furgon.’- u shpreh avokati i tij Ndue Pjetra.