Lihet në burg Qani Muça, tentoi të vriste inspektorin e IMT pasi i shembën shtëpinë

15 Gusht 2022, 12:49

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Qani Muçën, i akuzuar për tentativën e vrasjes së inspektorit të IMT, Ilirjan Gavelli. Ai u përballë edhe me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv Muça afro 30 minuta pasi i është prishur banesa në zonën e “Ali Demi” i është drejtuar me fjalë fyese Gavellit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën që mbante në brez dhe e ka qëlluar në bark. Madje gjatë arrestimit ai u ka thënë punonjësve të policisë së 'këta (punonjësit e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë'.