Lija e majmunëve/ Ulqinaku për Report Tv: Shqipëria ka përvojën e COVID! S’ka vend për panik, përhapet te kontaktet e ngushta

23 Maj 2022, 20:05

Për mjekun epidemiolog, Dritan Ulqinaku, ky infeksion nuk lë vend për t'u shqetësuar, pasi transmetohet vetëm te kontaktet e ngushta.

 “Është i ngjashëm me linë. Karakteristikë ka fryrjen e gjëndrave limfatike, temperaturë, ka ethe, dobësi, dhimbje koke. Nuk është sëmundje që duhet shqetësuar shumë sepse kufizohet vetëm në kontaktet e ngushta. Personat që shfaqin shenja të dhe që kanë kontakt të ngushtë me persona të tjerë, në këtë mënyrë bëhet  transmetimi. Me lezione, kontakt të ngushtë, spërkla. Në literaturë ka një vdekshmëri tek 3% e rasteve të infektuara. Në Evropë nuk kemi raste të vdekjeve. Mund të jetë dhe fillimi i fundit, dhe mund të zhduket ose të kthehet në vendin e origjinës siç është Afrika. Nuk mund të ketë përhapje, pasi njihet prej 50 vitesh dhe nuk ka pasur përhapje masive më para. Janë kushte specifike.  Ishte një manifestim i një grupi të caktuar  individësh që bëri që këto raste të përhapen në këto grupe", tha ai.

Vendi i origjinës është Afrika, ku kjo sëmundje e kthyer tashmë në endemi,  ekziston prej 50 vitesh. Por, kjo është hera e parë që përhapet edhe në kontinente të tjera.