Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Rama: Lajm i mirë, por i vonuar, s'lejojmë një ‘Donbas’ ballkanik në zemër të Europës! Begaj: Palët t'i kthehen dialogut

26 Qershor 2023, 14:24

Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli, ku d të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel ka reaguar për lirimin e tre policëve të Kosovës, që u rrëmbyen nga forcat serbe rreth 12 ditë më parë. Në një reagim në ‘Twitter’, Rama shkruan se lirimi i tre policëve të pafajshëm është një lajm i mirë ndonëse i vonuar.