Lirimi me kusht i Tahirit, avokatët në Report Tv: Vendim i drejtë por i vonuar, politizohet! Beqiri për Berishën: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg

2 Qershor 2023, 15:46

Lirimi me kusht i Saimir Tahirit duhet të ishte bërë më herët. Ky ka qenë konkluzioni i avokatit Idajet Beqiri në Report Tv. I pyetur nga gazetarja, Besmira Pelushaj Beqiri tha se Gjykata ka dhënë një vendim të drejtë por të vonuar për shkak të politizimit të çështjes.