Liroi Dan Hutrën, si e ‘çau rrjetën’ e Vetingut gjyqtari Gerd Hoxha! Ina Rama, Theo Jacobs, Sokol Çomo dhe Bekteshi kërkuan shkarkimin e tij nga detyra

2 Mars 2023, 21:09

TIRANËDan Hutra, i arrestuar si autori i dyshuar për masakrën e djeshme, ku vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, ishte arrestuar në 16 qershor 2022 për dhunë në familje, pasi ishte akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, e cila ishte vetëm disa muajshe shtatzënë. Në moshën 20-vjeçare, Dan Hutra ishte arrestuar dhe dënuar për përdhunim dhe pengmarrje, ndërsa në vitin 2009 ishte dënuar me 24 vite burg për vrasjen e bashkëshortes në vitin 2007, por që bëri vetëm 16 vite burg për shkak të paraburgimit dhe gjykimit të shkurtuar.