Lista për këshilltarë mbështesin rivalin e saj, kandidatja e PD për Vaun e Dejës: Frikë nga rezultati, do fitoj! Asnjë presion s’më ndal

10 Prill 2023, 14:27

Klomentina Drini, Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës, në një lidhje me ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv ka shprehur vendosmërinë e saj për të vazhduar garën, edhe pse paraditen e sotme 30 kandidatët e listës së PD për Këshillin Bashkiak shprehën mbështetjen për kandidatin e Berishës Zef Hila.