Llalla kërkon azil politik në Itali, juristja në Report Tv: Taktikë për të fituar kohë, nuk do e përfitojë! Braho: Ekstradimi nuk kryhet pa mbyllur procedurat e azilit

14 Dhjetor 2021, 20:32 | Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 20:32

TIRANË- Ish prokuroi i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka kërkuar azil politik në Itali, por sipas juristëve ai nuk do ta përfitojë. Në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, juristja Eneida Buzhaku tha se kërkesa për azil është një taktikë e Llallës për të përfituar kohë. Buzhaku ritheksoi edhe njëherë se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për të nisur procedurat për ekstradimin, ndërsa thekson se kjo procedurë do të merret në shqyrtim nga autoritetet italian brenda 40 ditëve, pasi është emergjente.

 

r.k./Shqiptarja.com