Lojtarët e Partizanit dhe Tiranës bëhen bashkë në derbi, 'Tetori Rozë' bashkon futbollistët! Koreografitë e ultrasve

19 Tetor 2023, 19:20

Në 19:00 në "Air Albania" mori jetë derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e gjashtë (e prapambetur) në Superligë. Lufta kundër kancerit të gjirit, ose njohur ndryshe si "Tetori Rozë" këtë muaj, ka bërë bashkë lojtarët e dy skuadrave, paçka rivalitetit. Ndërkohë, "Guerrilsat" dhe "Fanaticsat" kanë shpalosur koreografitë respektive. Megjithë kontrollet e imtësishme nuk kanë munguar flakadanët në stadium.