Lufta kundër informalitetit, 230 mijë punonjës me pagë minimale! Rama: S'pranojmë më deklarime që s'i besojmë! Mbyllim biznesin nëse s’paguhen sigurimet

23 Tetor, 17:12

Vjedhja e sigurimeve nga bizneset duke mos deklaruar pagat reale të punonjësve, është vepër penale dhe do të hetohet nga sot nga Krimi Ekonomik. Qeveria ka paralajmëruar gjoba, arrestime e deri tek mbyllje përfundimtare e aktivitetit nëse bizneset që nëndeklarojnë pagat nuk heqin dorë nga abuzimi. Nga analizat e institucioneve rezultojnë mbi 230 mijë punonjës kanë paga minimale ndërsa 63% e bizneseve të kontrolluara nëndeklaronin rrogat. Po shikojmë ta bëjmë publike pagën me ligj.

      No videos found.