Lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, zëvendës ambasadori amerikan: Të forcohet sundimi i ligjit! Shqipëria ka përparuar, pamë rritje të ndjekjeve penale

12 Tetor 2022, 11:02

Në konferencën e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po prezantohet projekti i financuar nga SHBA për trajnimin e shkollës së magjistraturës dhe akademisë së sigurisë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. I pranishëm në aktivitet ishte edhe zëvendësambasadori amerikan Demian Smith, i cili u shpreh se askush nuk mund të mbrojë viktimat e trafikimit i vetëm, ndaj duhet të jemi aleatë për të luftuar trafikimin.