'Lufta' në PD/ Sula në Report Tv: ‘Armëpushim’ për '14 majin, pastaj le ta hanë vulën se na çmenden, Berishën do e gjykojë historia! Elezi: PD e ‘dekompozuar’ prej drejtuesve

7 Mars 2023, 19:16

Në Partinë Demokratike është intensifikuar aq shumë ‘lufta’ sa apelet nga për bashkim tani po bëhet ‘për armëpushim’. Deputeti Dashnor Sula ka thënë se të dyja palët në PD do të duhet të vendosin sa më parë që të dalin me një kandidatet për 14 maj sepse ndryshe zgjedhjet janë të humbura.