Lufta për PD-në zhvendoset në KQZ/ Pas Berishës, Alibeaj dërgon kërkesën për regjistrimin e PD-së

6 Mars 2023, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2023-03-06 14:41:46

Beteja brenda Partisë Demokratike është zhvendosur tashmë në dyert e KQZ-së. Një ditë pasi Sali Berisha paraqiti në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, pasi shprehet i bindur se ai ka të drejtën ligjore, ditën e sotme, kur është edhe afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin e partive politike në KQZ, edhe Enkelejd Alibeaj dorëzoi kërkesën për regjistrim. Kërkesa është firmosur nga Enkelejd Alibeaj, të cilit Lulzim Basha, i ka autorizuar ushtrimin e detyrës.