‘Lufta’ për Sinecin, banorët e Lumasit në Kuçovë kundër ‘Salillarit’ dhe Bashkisë: Jemi në proces gjyqësor dhe këta vijojnë punimet

2 Mars 2023, 17:05

Banorët e Lumasit në Kuçovë protestuan sërish kundër kompanisë “Salillari” dhe kryebashkiakut Hajdari. Ata janë kundër ndërtimit të një ujësjellësi që shfrytëzon ujin e burimit të Sinecit. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve, kompania arriti të shtrijë tubat deri në burim, ku po ndërtohet depoja e ujësjellësit të ri