Lufta/ Sulm me dron në Irakun perëndimor, goditet baza amerikane! Egjipti do të hapë kalimin Rafah! IDF: Të paktën 250 pengje janë marrë në Izrael

19 Tetor 2023, 15:42

Egjipti ka konfirmuar hapjen e një kalimi për ti shkuar në ndihmë palestinezëve në Gaza.

“Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sissi dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë rënë dakord për furnizimin e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës përmes kalimit Rafah në mënyrë të qëndrueshme”, tha zëdhënësi i presidencës, Ahmed Fahmy në një deklaratë, por nuk specifikoi, një datë specifike.