‘Luftë’ e 2 PD-ve për anëtarët e KZAZ, ish kreu i Kristaq Kume: Vetëm gjykata i jep zgjidhje kësaj situate, s’mund të mbahet peng

28 Janar 2023, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2023-01-28 15:29:05

Për ish kryetarin e KQZ, Kristaq Kume, e vetmja që do t’i japë përgjigje kësaj situatë absurde është gjykata. I ftuar në një intervistë në Report Tv  ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se detyra më e kryesore e KQZ është që të verifikojë cili është emri i regjistruar si kryetar i PD dhe në të vërtetë vazhdon të qëndroj Lulzim Basha. Ai është shprehur se regjistrimi i ri për kryetar partie është një veprim shumë i thjeshtë juridikisht, por mund të jetë Gjykata, institucioni që po e mban peng ndryshimin. Gjithashtu, ai ka thënë se mosregjistrimi në kohë nga ana PD është vendim i qëllimshëm.